Parlamenti polak miratoi të shtunën në mëngjes ligjin e debatuar për dhënien e të drejtës të emërimit të gjyqtarëve ministrit të drejtësisë dhe anëtarëve të parlamentit pa u konsultuar me institucionet e tjera juridike.
Përfaqësuesit e shumicës deklaruan se kalimi i këtij ligji është i nevojshëm pasi sistemi aktual i drejtësisë është i korruptuar dhe i shërben vetëm elitës së shoqërisë.
Ministri i drejtësisë, Zbigniew Ziobro argumentoi se ndryshimet ligjore në sistemin juridik nevojiten sepse ai nuk ka funksionuar në mënyrë demokratike.
̏ Duam t ̓i japim fund korporatizmit dhe t ̓i japim oksigjen demokracisë në këtë vend. Polonia është shtet demokratik që funksionon i bazuar në sundimin e ligjit.Ne nuk jemi gjykato-kraci ̋, tha ndër të tjera ministri polak.
̏Gjatë qeverisjes së partisë Ligj dhe Drejtësi, ministri i drejtësisë ushtron kompetenca më të mëdha si prokuror i përgjithshëm ndaj pushtetit të akuzës. Ai ndikon te prokurorët e tjerë për nisjen e hetimeve të ndryshme , ̋thotë korrespondenti i BBC-së në Varshavë Adam Easton
Opozita polake nuk pajtohet me miratimin e ligjit kontrovers. Ai dhunon parimin e ndarjes së pushteteve. Të dielën ata do të organizojnë protesta kundër dhunimit të pushtetit të drejtësisë.
Lideri i partisë Platforma Civile e konsideroi ligjin e fundit si deklaratë e një goditjeje të befasishme ndaj drejtësisë.
Kjo pjesë e ligjit nuk ishte konsultuar më parë dhe u fut në rendin e ditës në parlament në mesin e natës të kësaj të Shtune.
Ndërkohë, Manfred Weber, lideri i formacionit më të madh politik brenda bllokut të Partive Popullore Evropiane tha se Partia Ligj dhe Drejtësi po i jep fund sundimit të ligjit dhe po braktis vlerat e komunitetit evropian.
Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com