Polonia merr vendimin ekstrem, vendos të mos luajë kundër Rusisë për Botërorin

Polonia merr vendimin ekstrem, vendos të mos luajë kundër Rusisë për Botërorin

Pas UEFA-s, Polonia i ka dhënë goditjen e radhës Rusisë, që do të luajë ‘play-off’ për Botërorin e Katarit më 24 mars.

Polonia, që ishte në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë, ka refuzuar të luajë kundër shtetit që nisi luftën me Ukrainën. Këtë vendim e ka publikuar vetë presidenti i Federatës Polake të Futbollit, me anë të një postimi në Tëitter, ku fton dhe dy kombëtaret e tjera, Suedinë dhe Republikën Çeke të bëjnë të njëjtën gjë.

Këtë vendim duket se e ka miratuar dhe vetë kapiteni i kombëtares polake, Robert Levandovski, i cili është shprehur: “Është vendimi i duhur! Nuk e imagjinoj dot të luaj me Rusinë në një situatë të tillë, kur vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës. Futbollistët dhe tifozët rus nuk kanë të bëjnë me këtë, por ne nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë