Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve të Polonisë për të mbrojtur demokracinë dhe për të protestuar kundër planit të qeverisë për të rritur kompetencat e saj të mbikëqyrjes. Protesta janë mbajtur në 36 qytete të Polonisë, përfshirë kryeqytetin Varshava, ku protestuesit kanë thënë se vendi ndjek hapat e Hungarisë drejt një demokracie joliberale. Ata i kanë kërkuar kryeminsitres të heqë dorë nga ligji që i mundëson qeverisë të ketë akses në të dhënat dixhitale.