POLONI - Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë një ngricë të madhe dhe temperatura të ulta, Polonia është duke përjetuar një dimër të ngrohtë, që nuk ishte verifikuar më parë në këto vitet e fundit, ku kanë çelur lulet e pranverës në të gjithë vendin.

Sipas qendrës meteorologjike vendase, temperaturat janë verifikuar gjithmonë mbi zero, duke filluar nga muaji dhjetor në të gjithë Poloninë, vend i cili zakonisht në këtë periudhë të vitit ishte i mbuluar nga dëbora. 

Në Kopshtin Botanik të Varshavës, janë parë edhe gjethet jeshile nga degët e pemëve dhe disa lule kanë çelur. 

Sipas një kopshtari, në Poloni këto lule çelin zakonisht në muajt shkurt apo mars.

Për shkak të kushteve klimaterike me shira të shumtë dhe të ngrohtë, disa zogj emigrues këtë vit nuk janë larguar nga vendi. 

Një ekspert i Institutit të kërkimeve meteorologjike dhe idrologjike kombëtare në Poloni, Michal Kwalewski, është shprehur se në muajt e ardhshëm, temperaturat mund të zbresin deri në -20 gradë celcius.


(v.gj/shqiptarja.com)