Polonia ka rënë dakord që dy burrave të cilët janë mbajtur peng në një burg sekret t’ua paguajë një shumë prej 262 mijë dollarësh.
 
Ministri i Jashtëm polak, Grzegorz Schetyna, ka njoftuar sot në lidhje me vendimin.
 
Polonia e ka marrë këtë vendim pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka hedhur poshtë një apel të Polonisë përkitazi me një vendim që ishte marrë në vitet 2002-2003.
 
Schetyna tha se Varshava do të veproj konform vendimit.

Gjykata Evropiane kishte rivendosur në muajin korrik se burgimi në Poloni i Abd al-Rahim al-Nashiri, një terrorist i dyshuar palestinez dhe ai i Abu Zubaydah,  një shtetas izraelit i akuzuar për planifikimin e një sulmi vetëvrasës në një anije të marinë amerikane në vitin 2000, është në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.
 
Gjykata Evropiane ka thënë se Polonia ka dështuar që ta ndalë torturën dhe trajtimin çnjerëzor ndaj dy të burgosurve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)