TIRANE- Në rrugën e saj drejt integrimit europian, Shqipëria ka edhe mbështetjen e Polonisë. Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Jashtme e Polonisë Henryka Moscicka-Dendy në takimin e zhvilluar në Tiranë me homologun shqiptar Sokol Dervishaj. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zv/ministrja e Jashtme polake shprehu bindjen se me vijimin e reformave në kuadër të integrimit europian, Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së.
“Diskutuam për përgatitjet dhe përparimin që Shqipëria ka bërë në kuadër të reformave drejt anëtarësimit në BE. Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja dhe ju inkurajojmë të vazhdoni. Realizimi i reformave na jep besimin se Shqipëria shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat. Por duhet të vijoni me reformat. Edhe Polonia ndoqi një rrugë të gjatë reformash. Do të dëshironim të ndanim me ju historitë e suksesit, që mund t’ju shërbejnë ju. Si dhe t’ju ndihmojmë që të mos bëni gabimet që ne kemi bërë në rrugën tonë të anëtarësimit”, tha zv/ministja e Jashtme polake.
Ndërsa zv/ministri i Jashtëm shqiptar Sokol Dervishaj u shpreh se mbështetja e Polonisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, nuk do të jetë vetëm në aspektin politik, por edhe në atë teknik. Dervishaj tha se së shpejti do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës për integrimin në BE.
“Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, por edhe në atë teknik. Bashkëpunimi do vijojë edhe pëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi për anëtarësimin në BE. Biseduarm edhe për çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh, dhe për angazhimet e përbashkëta për zhvillimet në rajon, dhe rolin e Shqipërisë dhe kontributin e saj në rajon”, tha Dervishaj.
Zv.ministri Dervishi tha se gjatë takimint u ra dakord për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në fusha me interes të përbashkët si turizmi, agroindustria, energjitika, etj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com