Rajmond Spahiu, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, u fut të lahej në lumin Drin por gjeti vdekjen, teksa u mor nga rrjedha. Trupi i pajetë i të riut u gjet në vendin e quajtur Ura e Ujnishtit.
I riu ndodhej tek halla e tij në fshatin Ujmisht, teksa zbriti në drejtim të lumit për tu larë. Ky do të ishte dhe momenti fatal për jetën e të riut, pasi ai nuk do të dilte më nga lumi.
(I mbyturi në lumin Drin, Rajmond Spahiu)
Kërkimet për gjetjen e trupit të tij u ndërprenë një ditë më parë, por pas apelit të të afërmëve rinisën mëngjesin e kësaj të diele. Ata akuzuan autoritet për neglizhencë, ndërsa u detyruan vetë që të nisin kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 21 vjeçarit, por pa rezultat.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com