Pompeo konfirmon rivendosjen e sanksioneve amerikane në Iran

Pompeo konfirmon rivendosjen e sanksioneve amerikane në Iran

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të bëjë një njoftim sot, rreth rivendosjes së sanksioneve në Iran, duke përfshirë kufizimet në monedhë. Ky njoftim ka ardhur teksa Pompeo u ka thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar SHBA-në nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga 7 gushti, Qeveria Iranine nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë. Në komentet e tij para gazetarëve, Pompeo ka thënë se presioni i shtuar ndaj Teheranit është përgjigjje ndaj “aktivitetit të dëmshëm të Iranit”.

Pompeo ka theksuar se iranianët nuk janë “të lumtur me dështimin e udhëheqësisë së tyre rreth premtimeve që kanë bërë për ekonomi”. Pakti bërthamor i vitit 2015 ka liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear. Trump ka tërhequr SHBA-në nga pakti në muajin maj, duke thënë se Irani nuk është duke zbatuar shpirtin e marrëveshjes dhe pati premtuar rivënie të sanksioneve./REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qaf thona: 06/08/2018 09:17

    shume bukur, rraca iraniane eshte rraca me e pa bese me bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen