Pompeo publikon strategjinë e re të SHBA-së për Iranin

Pompeo publikon strategjinë e re të SHBA-së për Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet që sot më 21 maj të njoftojë lidhur me strategjinë e re amerikane për Iranin. Ky njëherazi, do të jetë fjalimi i tij i parë i madh prej periudhës që kur ka fituar postin, muajin e kaluar.

Pompeo do të theksojë “rrugën diplomatike” për arritjen e marrëveshjes së re bërthmore me Iranin. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë javën e kaluar se qasja e re synon të krijojë një “kornizë të kërcënimeve që vijnë nga Irani”.

Fjalimi i Pompeos vjen dy javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr njëanshëm SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Pompeo është konsultuar me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë para fjalimit të tij.

Ndonëse pa praninë e SHBA-së, vendet e tjera nënshkruese janë zotuar se do ta ruajnë marrëveshjen. Përveç Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, nënshkruese të marrëveshjes janë Kina dhe Rusia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani