TIRANË - Debati për emrin e rrugës “Ibrahim Rugova” ka përfshirë edhe këshillarët e PD-së, në Këshillin Bashkiak. Mesditën e sotme ka reaguar edhe kryetari i këshilltarëve, Ferdinand Poni. Sipas tij, kjo është “një demagogji dhe papërgjegjshmëri e pastër”.
Sipas Ponit, “deklarimi i sotshëm i kreut të LSI, lidhur me heqjen e mundshme të emrit “Ibrahim Rugova” nga një rrugë kryesore e Tiranës dhe për rivendosjen e emrit të rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, më duket një hipokrizi e pastër, një demagogji dhe papërgjegjshmëri”.
Kreu i Këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, ka kujtuar se, edhe LSI-ja votoi pro për ndërrimin e emrit të rrugës. “Për histori, kur është vendosur emri “Ibrahim Rugova”, edhe këshilltarët e LSI, ndoshta të gjithë këshilltarët kanë votuar pro këtij veprimi dhe kësaj iniciative të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për t’i vendosur një prej rrugëve kryesore të Tiranës, emrin e personalitetit të shqiptarëve të kohëve moderne, Ibrahim Rugova, emër që i bën nder kujtdo dhe për “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me mirëkuptimin e të gjitha palëve u la që do i vihej një rruge tjetër. Besoj se e kanë thënë edhe të tjerët”, deklaroi Poni për median.
“Të pretendosh sot që të heqësh emrin e Ibrahim Rugovës, do të thotë që të bësh një tentativë të pastër për përçarje të shqiptarëve, për bipolarizim të shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Mua më duket një gabim i pafalshëm, një demagogji dhe papërgjegjshmëri e pastër”, përfundoi deklaratën e tij kreu i Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com