TIRANE- Zvendës.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni garantoi sigurinë në listat përfundimtare zgjedhore duke theksuar se ato janë të shkëlqyera dhe të sigurta nga dublimet.
“Janë gjeneruar listat përfundimtare në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Është bërë një punë e shkëlqyer për konsolidimin e listës së zgjedhësve”- tha dje zv/ministri duke sqaruar se 750 zgjedhës mbi 100 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar, pra që nuk mund të kenë mundësi të votojnë.
I kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com” eksperti për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Bledi Çuçi deklaroi se janë në proces të verifikimit të listave të zgjedhësve të publikuar nga Ministria e Brendshme, ndonëse shprehet pesimit për spastrimin e tyre nga dublimet. “Ne do të verifikojmë listat përfundimtare, por nuk e besoj se do të kenë ndryshmime të mëdha nga ato që ne kemi denoncuar pak ditë më parë”, tha Çuci.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ai u shpreh se në listat zgjedhore ekzistojnë ende rreth 26 mijë persona të dyshuar si dublime. Çuçi tha se shqetësuese mbetet sërish çështja e votimit dy herë të të njëjtëve persona. “Ministria e Brendshme ka deklaruar 1454 raste dublimesh. Nga kontrolli që ne i kemi bërë listës së zgjedhësve, ekspertët tanë kanë nxjerrë një shifër prej 25874 shtetasish të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore të zgjedhjeve të 23 qershorit. Pavarësisht faktit se Ministria e Brendshme në vijimësi nuk ka pranuar që ekziston një shifër më e lartë shtetasish të dubluar, rreth 60 mijë në janar të këtij viti, sot ne shohim që ka një pakësim të këtyre personave të dyshuar si të dubluar, pra 25874 dublime të verifikuara prej nesh”, tha Çuçi. Nënsekretari i PS-së tha se të majtët më 23 qershor nuk do të lejojnë askënd të votojë dy herë. “Ne kemi informacionin e plotë dhe garantojmë që asnjë nga këta zgjedhës nuk do të ketë mundësi të votojë më shumë se një herë, për shkak të të qenurit të tyre si të dubluar në listën e zgjedhësve”, tha Çuçi.
PONI: BLLOKUAM 750 ZGJEDHES
Me tone shumë optimiste zv/ministri shpjegoi dje në detaje se këtë herë, për zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka asnjë qendër votimi me më shumë se 1 mijë zgjedhës, se 750 zgjedhës mbi 100 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar, pra që nuk mund të kenë mundësi të votojnë. " Listat e zgjedhësve hartohen jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve. Ne e kemi respektuar afatin", theksoi Poni. Poni ka vlerësuar edhe që, “Ministria e Brendshme është institucioni më serioz, që merret me zgjedhje në Shqipëri”, duke shtuar se “i kemi dhënë seriozitet dhe standarde procesit zgjedhor”. Pyetjes mbi emrat e dubluar, Poni i është përgjigjur se “askush nuk mund të votojë dy herë, edhe sikur 100 mijë emra të dubluar të kishim, edhe teorikisht është e pamundur”. Më tej ai ka shpjeguar se çdo shtetas do të votojë me dokument identiteti, të cilin e merr vetëm një herë. Plus kësaj, përdoret gishti me bojë dhe se në sistemin që po implementohet, pasi paraqet dokumentin të del emri në sistem dhe i thonë: “Ti ke votuar një herë, nuk voton dot më", dha versionin e tij zv/ministri i Brendshëm mbi përgatitjet zgjedhore.
(Shqiptarja.com)
(ah/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com