TIRANË - “Janë gjeneruar listat përfundimtare në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Është bërë një punë e shkëlqyer për konsolidimin e listës së zgjedhësve”. Kështu ka përmbledhur dhe theksuar zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni në një deklaratë të posaçme për listat e zgjedhësve përpara mediave.
Me tone shumë optimiste zv/ministri ka shpjeguar në detaje se këtë herë, për zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka asnjë qendër votimi me më shumë se 1 mijë zgjedhës, se 750 zgjedhës mbi 100 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar, pra që nuk mund të kenë mundësi të votojnë. " Listat e zgjedhësve hartohen jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve. Ne e kemi respektuar afatin", theksoi Poni.
Poni ka vlerësuar edhe që, “Ministria e Brendshme është institucioni më serioz, që merret me zgjedhje në Shqipëri”, duke shtuar se “i kemi dhënë seriozitet dhe standarde procesit zgjedhor”.
Pyetjes mbi emrat e dubluar, Poni i është përgjigjur se “askush nuk mund të votojë dy herë, edhe sikur 100 mijë emra të dubluar të kishim, edhe teorikisht është e pamundur”.
Më tej ai ka shpjeguar se çdo shtetas do të votojë me dokument identiteti, të cilin e merr vetëm një herë. Plus kësaj, përdoret gishti me bojë dhe se në sistemin që po implementohet, pasi paraqet dokumentin të del emri në sistem dhe i thonë: “Ti ke votuar një herë, nuk voton dot më", dha versionin e tij zv/ministri i Brendshëm mbi përgatitjet zgjedhore.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

askush nuk voton dot dy herë">