Poni për listat: Nga 7.6 mijë dublime
kanë mbetur rreth 1.4mijë
Z.Ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka deklaruar sot të dhënat e fundit lidhur me listat e votimit. Në dhjetor janë dërguar për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 maj, rezultuan 1,454 rekorde.
TIRANË - Z.Ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka deklaruar sot të dhënat e fundit lidhur me listat e votimit dhe paraqiti në shifra situatën më të fundit, duke theksuar se deri në mbyllje të afatit ligjor, pra 40 ditë para datës së zgjedhjeve, lista do të marrë formën e duhur në përputhje me ligjin. Poni deklaroi:
Ekstrakti i listës së zgjedhësve i datës 3 maj 2013 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim. Ai përmban: 3,271,956 zgjedhës.
3,262,926 zgjedhës janë afishuar qartë pranë qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore;
14,216 zgjedhës ndodhen në listat e zgjedhësve që për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi (200 - 1000, 700 Tirana), janë akoma në format jo të gatshëm për publikim.
Me bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit që janë jashtë kriterit numerik dhe që në ekstraktin e datës 03 Maj, janë 5 Q.V. mbi kriterin numerik nga këto 2 në Tiranë dhe 17 qendra votimi nën kriterin numerik, procedurë që kryhet nga kryetarët e bashkive/komunave, do të bëhet shumë shpejt dhe përfshirja e këtyre zgjedhësve të mbetur jashtë liste.
Në datën 12 dhjetor 2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 maj, u bënë kontrollet për dublimet dhe rezultuan në fund të procedurave 1,454 rekorde të personave të dyshuar si të dubluar.
Për 6,220 rekorde kemi marrë përgjigje nga zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime ose janë pastruar të ndarë si më poshtë:
2829 rekorde nuk jane dublime; 888 persona kanë aplikuar për letërnjoftim; 2503 rekorde janë bllokuar/pastruar si dublime; 798 persona nga 1130 mbi 100 vjec vazhdojnë të mos përfshihen në lista në perputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.5%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe drejtuesit politikë të qarqeve
6 Janar, 08:44
-
Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë
6 Janar, 08:33
-
Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja Zoe Saldaña aktorja më e mirë
6 Janar, 08:20
-
SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës
6 Janar, 08:09
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39