Duke parë këtë gjendje , popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan për ti ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet.
Në drejtim të territorit shqiptarë sot janë future 15 kamion nga Prizreni , Gjilani , Peja e Malisheva , me ushqim për njerëzit dhe kafshë.
“Pas reshjeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri që pasuan edhe me përmbytjeve të mëdha, shoqatat e biznesit në Kosovë kanë menduar dhe po dalin me një ide për grumbullimin e ushqimeve”, tha Bushati.
Në kushtet më të vështira , dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës. Për këtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi falenderon solidaritetin në vepër të institucioneve dhe popullatës së Kosovës.
“Është një solidaritet i jashtëzakonshëm i gjithë institucioneve të Kosovë, i bizneseve, i njerëzve të thjeshtë, për të ndihmuar Shqipërinë në këto ditë të vështira.
Nevojat janë të gjithanshme, por emergjente është sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë. Falënderojmë të gjithë individët e bizneset që i janë përgjigjur që në ditën e parë nevojave të vëllezërve të tyre nga ana tjetër e kufirit”, u shpreh Minxhozi.
Ditë më parë në drejtim të territorit të Shqipërisë udhëtuan edhe ekipet profesioniste të emergjencave , ndërsa Minxhozi tha se , nëse do të jetë nevoja atje do të shkojnë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










