Popullsia 'në rënie të lirë', bien lindjet dhe shtesa natyrore

Popullsia 'në rënie të lirë', bien lindjet dhe shtesa natyrore

INSTAT ka publikuar të dhënat demografike për tremujorin e dytë të këtij viti. Ecuria e treguesve demografikë vijon të jetë e trishtë. Edhe për këtë tremujor lindjet, si dhe shtesa natyrore e popullsisë, kanë shënuar rënie në raport me një vit më parë.

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 969 numrin e vdekjeve.
Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në katër qarqe. Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 93 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 2.157 lindje, të cilat shënojnë rënie me 4,2%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje, duke pasur një rënie prej 10,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë Qarku i Shkodrës me 17,7% dhe ai i Fierit me 15,0%.
Qarqet, të cilët kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 6,3%, Elbasani me 5,7% dhe Korça me 4,8%.

Vdekjet

Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 104 vdekje, me një rënie prej 23,0%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorit të dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rënien më të madhe të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 23,0 % dhe Shkodrës me 16,3 %.
Qarku i Korçës nuk ka pasur ndryshime krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, ndërsa qarqet të cilat kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve janë Berati me 16,5% dhe Tirana me 3,9%./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/08/2019 08:51

    Vlora eshte tek vdekjet pasi aty vriten perdit.

    Përgjigju
  • Emi: 15/08/2019 12:13

    Kjo ashte politika shqiptare si nuk i tereson me puncu te rite shqiptare ne shpin e vete. Por kan marr rrugate dhe jan ba hamajte e botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille