Popullsia e Shqipërisë 120 mijë 
persona më pak deri në 2031-shin

Popullsia e Shqipërisë 120 mijë <br />persona më pak deri në 2031-shin
Sipas projeksioneve të INSTAT, të njoftuara në publikimin e fundit “Vjetari Statistikor Rajonal”, popullsia për periudhën e projektuar, 2011­-2031 do të bjerë në total me 4%.

Në vitin 2011 popullsia në Shqipërisë shënoi 2.9 milionë, ndërsa sipas projeksioneve pritet që në vitin 2031 të arrijë në 2.78 milionë.

INSTAT referon se, në këtë publikim janë përfshirë projeksionet e numrit të popullsisë sipas qarqeve për periudhën 2011-­2031, sipas vlerësimeve dhe supozimeve që INSTAT ka bërë bazuar në Censusin 2011.

Vetëm qarku i Tiranës dhe i Durrësit kanë norma mesatare rritjeje pozitive të popullsisë gjatë periudhës 2010-­2014 respektivisht 1,4% dhe 0,8%.

Qarku i cili regjistron rënien më të lartë të popullsisë gjatë viteve 2010­-2014 është ai i Gjirokastrës me një rënie prej 2,7 për qind ose 2 mijë banorë çdo vit.

Dibra dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të madh të fëmijëve për një grua në moshë riprodhuese respektivisht 2.6 dhe 2.3 fëmijë për grua. Këto dy qarqe janë të vetmet qarqe me nivel lindshmërie më të lartë se norma e zëvendësimin 2.1 fëmijë për grua.

Tirana dhe Durrësi vazhdojnë të jenë qarqet top destinacion për migrantët e brendshëm.

Qarqet e të cilat do të kenë rritje të popullsisë do të jenë:
– Tirana – rritje 25%
– Durrësi –rritje 4%
– Vlora – rritje 3 %

Rënia më e shpejtë e popullsisë pritet të ndodhë në qarqet e:
– Kukësit – rënie 31%
– Gjirokastrës – rënie 32%
– Dibrës – rënie 34%

/Monitor/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë