POGRADEC - Trupi i pajetë i një femre është gjendur rreth orës 17 e 45 minuta, 100 metra poshtë urës së doganës së Qafë Thanës tek Rruga e Re në Pogradec.

Sipas policisë, viktima është e moshës 30 vjeç dhe është masakruar duke u goditur dy herë me gurë në kokë poshtë urës.

Uniformat blu konfirmojnë gjithashtu se pasi është goditur për vdekje, viktima është tërhequr zvarrë rreth 20 metra dhe është hedhur mbas disa barishteve e shkurreve.

Kufoma është gjetur nga një bari i zonës, i cili ka lajmëruar më pas policinë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu se trupi i 30 vjeçares është gjetur gjysmë e zhveshur, ndërsa rreth vendit të ngjarjes policia ka gjetur rrobat e saj.

Përveç goditjes në kokë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja të tjera dhune.

Sipas policisë dyshohet se viktima që është goditur rreth mbrëmjes, ndërsa është gjetur gjatë mesditës së sotme.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë autor të ngjarjes dhe është bërë identifikimi i saj, por ende nuk bëhet i ditur nga policia. Viktima ishte nënë me dy fëmijë nga Ostreni i Librazhdit.

(Gre.M/da.is/Shqiptarja.com)