Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi fundin e armëpushimit me separatistët. Me gjithë përpjekjet e liderve të BE-së për ta shtyrë afatin, armëpushimi i nisur që të premten e javës së kaluar nuk mund të shtyhej.

Sipas Poroshenkos, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës janë sulmet. Lideri ukrainas informoi presidentin rus Vladimir Putin, atë francez, François Hollande dhe kancelaren Merkel se të gjitha mundëistë për paqe janë shuar pas sulmeve të njëpasnjëshme të rebelëve pro-rusë. Ministria e jashtme ukrainase tha të hënën se 27 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë periudhës së armëpushimit, sipas tij, të njëanshëm.

Vendimi i Poroshenkos është përshëndetur mëngjesin e së hënës edhe nga populli ukrainas.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)