Porsche Albania dhe Skoda Albania i dhanë vlerë çdo KM në Maratonën e Tiranës

Porsche Albania dhe Skoda Albania i dhanë vlerë çdo KM në Maratonën e Tiranës

Nisma: 'Make Every Kilometer Count'

Maratona e Tiranës pati edhe 108 pjesëmarrës të veçantë nga Porsche Albania dhe Skoda Albania. Pjesëmarrësit vinin nga mosha, grupe dhe komunitete të ndryshme të apasionuar pas markës ikonike Skoda, të cilët u bënë bashkë në kuadër të nismës frymëzuese "Make Every Kilometer Count". Ata morën pjesë në të 3 kategoritë kryesore, duke shënuar sukses në cirkuitin më sfidues, siç është ai prej 42 Km, ku një nga vajzat e komunitetit të Skodas u shpall kampione.

Por çfarë është “Make EVERY KM COUNT”?

Kjo nismë e Skoda Albania synon të tregojë se modelet Skoda janë më shumë se thjesht automjete; ata janë katalizatorë për përvojat, momentet dhe historitë e gjalla të jetës. Odometrat, të perceptuar në mënyrë tipike si numërues të thjeshtë të distancës së përshkuar shndërrohen në rekorde dhe aventura të paharrueshme. Çdo kilometër përfaqëson përvojat e fituara, mundësitë e shfrytëzuara në eksplorim dhe pasurinë e tregimeve që trashëgohen ndër breza.

 

Pjesë e “Make Every KM Count” në Maratonë ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania Z. Gentian Bushati, i cili, në përfundim të garës së tij u shpreh se jeta nuk është thjesht numërimi i kilometrave, por festimi i përvojave, njerëzve që takojmë dhe historive që krijojmë gjatë rrugës.

Ai shtoi më tej se "Make Every Kilometer Count" është një ftesë për të çliruar eksploruesin brenda nesh, për të parë përtej horizontit dhe për të shijuar bukurinë e udhëtimit po aq sa edhe destinacionin.

E tillë ishte edhe pjesëmarrja e Skoda Albania në Maratonën  e Tiranës; një qasje e re për një hapësirë unike ku hendeqet e brezave kapërcehen dhe çdo gjeneratë solli perspektivën dhe motivimin e saj unik. Veçanërisht brezat më në moshë dëshmuan pasurinë e përvojës dhe qëndrueshmërisë, duke shërbyer si kujtesë se sfidat mund të përqafohen dhe të mposhten.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor