Portal për infermierët, Rama:
Aplikoni, 420 vende pune të lira

Portal për infermierët, Rama:<br />Aplikoni, 420 vende pune të lira<br /><br>
Pas ministres Ogerta Manastirliut në prezantimin e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri deklaroj se ka për të marrë fund punësimi i infermierëve me mik apo sipas partive politike gjithçka do të bëhet transparente.

Në punë do të futet ai infermier ose infermiere që e meriton, portali “Infermierë për Shqipërinë”, do tu mundësoj infermierëve të shpëtojnë nga kthetrat partiake të emërimeve.

“Nuk kam asnjë lajm të keq për infermierët, përkundrazi kam një lajm shumë të mirë që ashtu sikurse bëmë me mësuesit më parë do bëjmë edhe për infermierët, pra shpëtimin nga kthetrat partiake dhe askush nuk do lëvizet nga vendi i punës për arsye politike.

Pra tepsinë e çojmë për skrap. Çdo infermier do rekrutohet në bazë të meritës tek portali. Ne arritëm që mësuesit të nxjerrim të parët nga kthetrat partiakë. Janë 420 vende vakante për infermierët, por i refuzuam”
shpjegoi Rama.

“Duke filluar nga sot çdo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta.

Në bazë të meritës, secili do të marrë pikët që i takojnë. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces”,
tha Rama.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara