Portali hebre: Vendi i vogël mysliman
që na shpëtoi gjyshërit nga Holokausti

Portali hebre: Vendi i vogël mysliman<br />që na shpëtoi gjyshërit nga Holokausti<br /><br>
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një artikull të publikuar në portalin më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare. Artikulli me titull “Shqipëria, vendi i vogël me shumicë myslimane që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti” vlerëson traditat e shqiptarëve.

Kujtojmë që dje Rama mbajti fjalën në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Washington DC perballe 18.000 amerikano-izraeliteve.

Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe miqësinë e konsoliduar mes dy shtetve. Pas nje pyetje-pergjigje me nje gazetare, salla e duartrokiti me standing ovation.

STATUSI I EDI RAMES
MIRËMËNGJES dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë .

Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” - shkruan mes të tjerash Aish.com

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kina arreston stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të paligjshme

Kina arreston stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të paligjshme