Portali irakian: Arrestohet kreu
i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi

Portali irakian: Arrestohet kreu<br />i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi
Një portal irakian shkruan se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al- Baghdadi, është arrestuar nga forcat e përbashkëta ruse dhe siriane.

Lajmi për arrestimin e kreut të terrorizmit, bëhet i ditur nga The Baghdad Post
 
Ndërkohë, Departamenti Evropian për Siguri dhe Informim (DESI), përmes një komunikate të lëshuar këtë të martë, pohon se arrestimi i tij u bë pasi al- Baghdad u detyrua të largohej nga Mosuli si pasojë e përparimit të forcave irakiane në provincë, shkruan The Baghdad Post.
 
Zyra për median e DESI-së shtoi se do t’i ruajë detajet e këtij lajmi derisa të ketë konfirmime të tjera.
 
Më tëj, kjo zyre shtoi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mund ta përdorë këtë informatë për të sulmuar kredibilitetin e SHBA-së në luftë kundër terrorizmit gjatë konventës se ardhshme të Gjenevës.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë