Portet turistike, PS: Qeveria
po ua jep milionerëve të saj

Portet turistike, PS: Qeveria<br />po ua jep milionerëve të saj
TIRANË - Në Kuvend ka mbërritur propozimi i qeverisë për ndryshimet në ligjin ““Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i cili mes të tjerash parashikon dhënien me koncension të porteve. Gjatë diskutimeve në komisionin kuvendor të veprimtarisë prodhuese, opozita nëpërmjet deputetit Arta Gaçe ka akuzuar qeverinë se po favorizon disa grupe interesi që duan të ngrenë porte për jahte tranzit ose jahte të komunitetit europian, duke e ditur që qiratë në portet e Mesdheut janë nga më të shtrenjtat në botë.
“Mendoj se kjo nuk ka qëllim për të zhbllokuar tregun shqiptar, për të krijuar mundësi të reja për shqiptarët për tregun e barkave, tregun e riparimeve dhe tregun e porteve, por ka vetëm një qëllim të krijojë tre-katër licenca dhe të fusë tre-katër grupe. Këto ligje po sillen vetëm me qëllimin që disa grupe të mëdha, të cilat tashmë edhe janë shpallur, do të bëjnë megaporte në disa grykëderdhje lumenjsh, të cilat do të jenë thjesht si rifuxho dhe si vendparkimi për jahtet e milionerëve të Europës, ndërkohë që shqiptarët maksimumi mund të bëjnë roje në këto porte dhe pastrim jahtesh. Ata nuk do të kenë të drejtë t’i shfrytëzojnë”, tha deputeti socialist. Sipas të majtëve nuk është aspak normal që nëpërmjet moratoriumit të rikthyer në fuqi, shqiptarëve tu ndalohet lëvizja në det, qoftë edhe me motorrë uji e nga ana tjetër qeveria të hartojë ligje për turizmin e milionerëve europianë.
Kryetari i komisionit, demokrati Jemin Gjana tha se të majtët bëjnë demagogji me shtresa e varfëra.
“Unë e kuptoj që politikën e keni të ndërtuar për shtresat e varfra, por as në Shqipëri, që është një demokraci më pak e zhvilluar sesa Amerika, as në Amerikë, as në Spanjë, as në Francë dhe as në Itali, nuk po flas për Magrebin, që është nga ana tjetër e Mesdheut, nuk është se jahtet janë pasuri dhe pronë e qytetarëve të zakonshëm me nivele nën mesatare. Këtë nuk e shpikëm ne shqiptarët”, tha Gjana.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset