DURRËS - Një lexues i "Shqiptarja.com" denoncon në redaksi abuzim me emigrantët në portin e Durrësit. "Ditët e fundit kam vërejtur një abuzim të kompanive të sigurimit në portin detar të Durrësit në momentin e daljes së emigrantëve me automjete nga sporteli.
U kërkohet pagesa e një siguracioni dhe opsioni është firmosja e një siguracioni nga disa persona, të cilët mbajnë disa blloqe siguracioni, të cilët plotësohen me dorë.
Sipas denoncuesit, në shumicën e rasteve këta persona nuk e plotësojnë konform normave siguracionin, sepse sipas ligjit duhet të vendosen të dhëna te sakta. Gjithashtu duhet te vendoset edhe numri i saktë i sasisë së automjetit dhe jo siç veprojnë këta persona, që vendosin vetëm 4 numrat e fundit të sasisë.
Kjo parregullsi iu jep mundësinë patrullave të policisë rrugore, që të kërcënojnë emigrantët për bllokimin e automjetit plus 20000 lekë të reja gjobë për mungesë të siguracionit duke i detyruar që të paguajnë lekë nën dorë.
Zgjidhja më e mirë do të ishte që klientët në momentin e paraqitjes në portet e Barit, Ankonës, Triestes t'iu ofrohej mundësia e aplikimit për siguracion edhe në momentin e mbërritjes t’iu jepet dokumenti përkatës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com