Porti Durrës, në janar numri
i udhëtarëve u rrit me 14%

Gjatë muajit janar të këtij viti tragetet e linjave të Durrësit që lundrojnë drejt Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali) u shfrytëzuan nga 63,818 udhëtarë me 13,084 autovetura.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, këto shifra janë përkatësisht 13% dhe 25% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë janarit 2016 tragetet kanë kryer 86 lundrime, 5 më shumë se në janar të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje të portit më të madh të vendit ka qenë përkatësisht 14% dhe 12% më i lartë se sa një vit më parë.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Aventurë e tmerrshme si trajner për Van Persien, skuadra e tij mposhtet 9-1 në Holandë