Porti Durrës/ Nga jahtet u mblodhën 10 milionë dollarë

DURRES - Afro 10 milionë dollarë kanë hyrë në arkën e shtetit nga furnizimi me naftë i jahteve që u ndalën në portin e Durrësit gjatë periudhës janar – gusht 2023.

Shifrat u bënë publike nga Kapiteni i Kapitenerisë Detare të Portit Durrës, z. Tauland Allka.

Gjatë tetë mujorit të parë të këtij viti u furnizuan me naftë më shumë 250 mjete lundruese turistike.

Kapiteni i Kapitenerisë Detare të Portit Durrës përgënjeshtroi faktin se mjetet e luksit dhe të tjera, vijnë në port për t’u furnizuar me karburant duke mos paguar akcizë, duke cituar shifra konkrete.

“Këtë vit është aplikuar një taksë kombëtare prej 40 lekësh të vjetra për furnizimet me naftë. Vetëm nga furnizimi me naftë në buxhetin e shtetit kanë kaluar 10 milionë dollarë. Nuk është e vërtetë që nuk paguajnë akcizë. Këto mjete furnizohen me naftë që merret me çmim burse. Pra është tranzit në Shqipëri nuk taksohet nga akciza apo taksa të tjera kombëtare, shpjegon kapiteni i portit Taulant Allka.

Janar-Gusht të Vitit 2023
Karburant:
Sasia në M3 = 22’750;
Sasia në Ton = 18’995;
Të ardhurat = 910 Milion lekë.

Për autoritetet portuale ky sezon turistik cilësohet shumë i suksesshëm. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 08/09/2023 19:43

    Ata kan naftën ma të lirë, vetem 50 lek lt. Ata kan pas leverdi edhe bosa edhe lire, Shqiptaret edhe fukarenj edhe shtrenjt. Ndoshta ka ardh koha të vijë nje qeveri qe mendon për popullin.

    Përgjigju
  • GazmendD: 08/09/2023 17:28

    Të flasësh për jahtin e një pasaniku ka zero vlerë lajmesh mes njerëzve. Ne jemi një vend që kemi 95% të popullsisë që nuk mund të paguajë faturën e energjisë elektrike!

    Përgjigju
  • A. N.: 08/09/2023 16:59

    Sa kushton litri i naftes per anijet se spo e kuptojme?

    Përgjigju
  • 10milion dollar: 08/09/2023 15:26

    15milion dollar shpenzimet 5milion humbjet. 5milion borxhi.

    Përgjigju
  • Nentori Dyte: 08/09/2023 15:16

    I bie 48 lek te reja litri i karburantit. Bereqavers, mire paska fituar shteti jone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Planet e administratës Trump mbi emigracionin