Porti i Brindizit, ndalen
tragetet për në Shqipëri

Porti i Brindizit, ndalen<br />tragetet për në Shqipëri
Dy tragetet që lidhin portin e Brindizit me Shqipërinë, “Ionian Siprit” dhe “Red Star One”, janë ndalur pas vendimit të armatorëve për të ndërprerë trafikun me Vlorën. Në bazë të problemit që coi në ndërprerjen e lidhjes, është diskutimi me autoritetet portuale, fajtore, sipas armatorëve, për mos lehtësimin e aktivitetit komercial.

Në veçanti, me spostimin e anijeve nga “Seno di Levante” në “Costa Morena”, vendim ky që vitin e shkuar ishte vlerësuar nga të gjithë, kostot për ankorimin janë bërë tepër të rënda. Për të përdorur bankinën e “Costa Morena” janë të nevojshme operacione sigurie që detyrojnë ankorimin sipas rregullash të paracaktuara.

Pasi të ketë zbarkuar pasagjerët, anija duhet të ankorohet përgjatë bankinës: Operacion ky, që kryhet gjatë natës dhe që imponon praninë e një piloti. Kostot rriten në mënyrë të paevitueshme pa një përmirësim të vërtet të shërbimeve për pasagjerët.

Pavarësisht propozimeve të paraqitura autoriteteve, dy trageteve nuk u është aplikuar asnjë ulje e kostove dhe për këtë arsye, është marrë vendimi i ndalimit të aktivitetit. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë