Porti i Durrësit, pranga 37 vjeçarit
tentoi të kalojë në Itali 10 kg drogë

Porti i Durrësit, pranga 37 vjeçarit<br />tentoi të kalojë në Itali 10 kg drogë
DURRES - Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e portit të Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij i janë zbuluar 10 kg kanabis sativa. Në pranga ka rënë Bujar Pervizi, banues në Shkodër.

Sipas policisë, 37 vjeçari po udhëtonte për në Itali, ku gjatë kontrollit të ushtruar në port nga Policia Kufitare në automjetin e tij BMË me targa AA488DX pikërisht tek pjesët anësore të shasisë, në brëndësi të tyre u gjendën disa pako të mbështjella me kanabis sativa, me një peshë rreth 10 kg.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet