Porti i Durrësit/ policia gjen 19 mijë euro të padeklaruara, dhjetëra litra verë dhe vaj pa faturë! Në hetim 3 persona, kapet një shtetas i shpallur në kërkim

3 raste të paligjshmërisë në kufi janë goditur nga policia në Portin e Durrës, teksa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 3 persona.

60 vjeçari nga Maqedonia e Veriut M.S., tentoi të hynte në vendin tonë me 18 900 euro të padeklaruara. Një 54-vjeçari R.K., banues në Shkodër, iu gjetën 80 litra vaj dhe dhjetra shishe verë pa faturën përkatëse në automjetin e tij. Një shtetas nga Kosovë U.N., 29 vjeç, në dalje paraqiti në sportel pasaportën dhe kartën e identitetit me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar. Të tre këta persona janë proceduar.

'-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi; 

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U. N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë një shtetas është kapur dhe ndaluar nga policia kufitare në Portin e Durrësit. S.G., 32 vjeç, banues në Korçë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për vjedhje.

'Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.', vijon më tej njofimi i policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)