Porti i Durrësit, mallra me anije në 60 porte të botës
DURRES, 3 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. – Gjatë vitit 2014, porti i Durrësit ka patur kontakte me rreth 60 porte në të gjithë globin. Anijet tregtare kanë transportuar afro 1.7 milion ton mallra gjithsej, pa përfshirë transportin e mallrave me kontejnerë apo me tragete. Anijet kanë lundruar në portet e 20 vendeve, duke përfshirë edhe […]
DURRES, 3 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. - Gjatë vitit 2014, porti i Durrësit ka patur kontakte me rreth 60 porte në të gjithë globin. Anijet tregtare kanë transportuar afro 1.7 milion ton mallra gjithsej, pa përfshirë transportin e mallrave me kontejnerë apo me tragete. Anijet kanë lundruar në portet e 20 vendeve, duke përfshirë edhe SHBA.
Shkëmbimet tregtare nga Durrësi kryhen me më shumë se 15 porte të Italisë, që zë vendin e parë për nga numri I porteve, megjithëse vëllimi më I madh i mallrave me anije realizohet me Rusinë, më shumë se 340 mijë ton.
Sipas të dhënave të sektorit të statistikave portuale, sasia më e madhe e mallrave për eksport është nisur me anije drejt porteve të Egjiptit, ndërsa importet më të mëdha i përkasin Rusisë.
Burimet bëjnë me dije se gjatë vitit 2014 në portet e Dekhelias, Damietas, Aleksandrisë dhe Port Saidit (Egjipt) janë shkarkuar më shumë se 235 mijë ton mallra shqiptare, kryesisht klinker lëndë e parë për prodhimin e çimentos. Nga Durrësi drejt Libisë janë nisur afro 170 mijë ton mallra, ndërsa 159 mijë ton mallra të tjera drejt porteve të Turqisë. 111 mijë ton mallra kanë patur si destinacion tre porte të Kinës. Në vendin e pestë ndodhet Italia, në portet e së cilës kanë mbërritur me anije tregtare 34 mijë ton mallra shqiptare.
Rusia, Turqia dhe Ukraina janë tre vendet e para nga portet e së cilës nisen drejt vendit tonë mallrat e importit. Rusia zë vendin e parë, me afro 340 mijë ton mallra, kryesisht grurë. Turqia dhe Ukraina kanë sjellë në Durrës gjatë vitit të kaluar përkatësisht 143 mijë dhe 78 mijë ton mallrat ë ndryshme. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11