MADRID- Pas fjalimit të tij të gjatë në Kuvend për plot 53 minuta, kryeministri Edi Rama mungoi në procesin e votimit. Po vetë, kryeministri na zbulon se ku ndodhet aktualisht, e siç duket me të mbaruar debatet e ashpra në Kuvend kreu i socialistëve është nisur për në Madrid.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të shpallet sot president i grupimit socialist ndërkombëtar. Në këtë kongres, pjesëmarrës është dhe kryeministri Edi Rama. Ai ka ndarë një foto nga kongresi XXVI i cili po zhvillohet në Madrid dhe shihet se është shumë i lumtur.
'Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez '-shkruan Rama.
Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është zgjedhur ditën e sotme president i Internacionales Socialiste, gjatë Kongresit që po zhvillohet të këtij grupimi politik në Madrit të Spanjës ku po merr pjesë edhe Kryeministri Rama.
50-vjeçari spanjoll do të drejtojë familjen globale të të majtëve, duke zënë kështu vendin e ish-kryeministrit grek Jorgo Papandreu, i cili kishte në këtë pozicion që prej vitit 2006, pra pak më shumë se 16 vite.
Nga Madridi, ka qenë Kryeministri Rama i cili ka publikuar 2 foto me homologun spanjoll, tashmë President i Internacionales Socialiste.