Porti i Durrësit njofton në rrjete sociale të gjithë pasagjerët të cilët do të udhëtonin këtë mbrëmje drejt Ankonës, se ky udhëtim do të anulohet për shkak të një avarie që ka pësuar trageti 'Claudia'.
Porti i Durrësit njofton se kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezervuara për këtë lundrim.
Sakaq, Porti i Durrësit raporton se linja e Barit do të vijojë normalisht punën sipas orareve të parashikuara.
Komento