DURRËS- Shoferi i një autobusi është arrestuar në Portin e Durrësit, ndërsa 3 persona të tjerë janë vënë në hetim, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara u janë gjetur pije alkoolike që po i fusnin kontrabandë, si edhe 20 mijë euro të padeklaruara.
Rasti i parë bën fjalë për 120 pije alkoolike dhe produkte të tjera të cilat po futeshin kontrabandë. Policia ka arrestuar drejtuesin e autobusit 36-vjeçarin E.P., ndërsa është vënë në hetim edhe shoferi tjetër zëvendësues I. G., 55 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ndërkohë, rasti i dytë ka të bëjë me 20 mijë euro të padeklarauara në një makinë që janë gjetur nga kontrollet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit. Paratë ishin të fshehura në kroskotin e një automjeti fuoristrade tip "Nissan". Policia ka vënë në hetim shoferin A. R., 50 vjeç, dhe pasagjerin E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pse nuk e thoni se vera eshte per zamir manen apo ndonje oligark tjeter pasi nga arkat duket qe jane vere solaia mbi 800€ shishja dhe shampanje don perinjon qe shitet te kavaliero mbi 3000€ shishja.
Përgjigju