Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Vlorës ka nisur prishjen e objekteve në lagjen “1 Maji” në kuadër të projektit 'Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar'.

Janë 20 objekte që preken nga  ndërtimi i portit të Jahteve, projekt i cili ka nisur realizimin prej kohësh.

Aksioni nisur këtë të mërkurë për shembjen e objekteve  pritet që të vijojë për disa ditë.