Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, 4 milionë euro për projektet e reja hekurudhore në 2024

Brenda vitit 2026, do të përfundojë ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore sipas projektbuxhetit të vitit 2024 do të jetë 43 miliardë lekë ose rreth 427 milionë euro.

Vetëm për vitin që vjen vlera e pagesave për këtë projekt është parashikuar 85 milionë euro, vlerë kjo që do të merret kredi nga jashtë por pa e specifikuar se nga cili institucion apo agjenci e huaj.

Financimi për këtë projekt do të rritet edhe më shumë në vitin 2025 dhe 2026 ku parashikohet të jepen në total 258 milionë euro. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.

Aktualisht është lidhur kontrata me një grup kompanish për përgatitjen e projektit teknik, ndërkohë që portin e ri do të përpunohen 2 milionë kontejnerë në vit, si dhe planifikohet të priten rreth 1 milionë pasagjerë.

Afro 4 milionë euro janë shpenzime të parashikuara në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës për projektet e reja në transportin hekurudhor, ku pjesa më e madhe do të shkojë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit dhe për elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Tiranë dhe linjës për në Rinas. Për këto projekte fondet janë të siguruara nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve dhe Investimet për Ballkanin Perëndimor, e ndarë në grante dhe kredi.

Parashikimi i investimeve publike me financim të huaj
 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 02/11/2023 20:38

    Dmth.koncesionin e 2004 te Nanos per port hidrokarbur dhe mbajtur "plot" xhepat e Fatosit, thonjerrjepuri i tij i dikurshem ia zgjeron edhe me ne menyre per xhepat e vet qe i ka cik me te felle se Tosi. Sh.mire sh.mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë