Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi portin e Sarandës, ku shifrat për qershorin tregojnë se ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.
Turistët që zbresin në këtë terminal vazhdojnë udhëtimin e tyre në autobusë pa kontroll policor, vetëm me bord pass dhe lista duke iu krijuar një lehtësi shumë të madhe në qarkullim.
"Turistët që vijnë me grupe, që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve, nuk i nënshtrohen procesit të 'check in' dhe kështu kemi krijuar lehtësinë më të madhe për këto grupe", u shpreh ministrja Kumbaro. Në këtë vizitë, ministrja u shoqërua nga kryetari i Bashkisë Adrian Guma dhe drejtori i Portit Alket Qendro.
I pyetur nga ministrja Kumbaro se si paraqiten shifrat e vizitorëve këtë vit, drejtori i i Portit Qendro tha se:s
“Krahasuar me vitin e kaluar jemi shumë më lart, por edhe shifrat e vitit 2019 që ka qenë viti më i mirë për portin e Sarandës, e kemi tejkaluar. Ne kemi arritur kulmin para 4 ditësh, me një kroçerë, që kishte 1600 vizitorë. Disa prej tyre ishin turistë ditorë, disa javorë. Këta të fundit, pasi qëndrojnë një javë nëpër Shqipëri, kthehen përsëri për t'u trajtuar nga terminali”.
Ndërkohë, sipas kryetarit të Bashkisë, Ardian Guma, referencat nga hoteleria tregojnë për 15%-20% më shumë rezervime krahasuar me vitin që shkoi.
Ministrja Mirela Kumbaro u njoh edhe me projektin e hyrjes se terminalit, me regjistrim dhe sistem dixhital të biletave për të shmangur mungesën e trasnparencës, i cili pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm.
S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.4%
-
Gafë
50.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
VIDEOLAJM/ Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit në Portin e Vlorës
7 Janar, 21:23
-
Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare (VIDEO)
7 Janar, 20:55
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor
7 Janar, 10:06
Ministre shume simpatike. Gjithe muajin e ben jashte Tirane per te promovuar turizmin , per te harxhuar naften e ministrise dhe per te marre dieta meqe eshte jashte zyre. Leku sheshit.
Përgjigju