Porti turistik i Durrësit, Rama: Koha për të nisur puna në terren, do sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik

Kryeministri Edi Rama ka folur për Portin turistik të Durrësit pas nënshkrimit të marrëveshjes së zhvillimit me investitorin Alabbar. Rama tha se tani është koha për të nisur puna në terren. Ky projekt sipas Ramës do të sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

“Tani është koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës sot, ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi dhe këtu dua vetëm të në pak minuta të ndalem, sepse të tjerat janë thënë, janë thënë, stërthënë, nuk diskutohet që Durrës Yacht & Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë, që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik, por Durrës, Marina hyn edhe si një konkurrent në një treg shumë më të gjerë sesa tregu shqiptar, në tregun ndërkombëtar, një konkurrent, i cili do të ofrojë, jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye, në rast se realisht do të punojë, që ta shohë  ardhmen jashtë vendit. Durrës, Marina do të sjellë mbrapa njerëz në vendin e tyre, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga vende të tjera për të punuar këtu në Shqipëri, sepse për natyrën e këtij investimi dhe për ambicien e këtij investimi, e thashë, është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit që është një botë marramendëse për nga oferta, për nga kërkesa, për nga larmia e pafundme e aktorëve dhe pikërisht për këtë ambicie, Durrës,Marina do duhet të bëjë realitet të gjitha këto që ne sot vetëm i dimë nga konkluzionet logjike të një investimi që është pa diskutim, jo vetëm më i madhi në vendin tonë, por edhe mbase më i madhi edhe në historinë e rajonit si investim i drejtpërdrejtë i huaj.

Deri dje, shumëkush thoshte, “Shikoni Maqedoninë, shikoni Malin e Zi, shikoni çfarë bëhet, ku janë investimet, ku janë investitorët e mëdhenj”? Ky investim vjen jo nga qielli, por si rezultat i vendosjes së një baze të re, të një niveli të ri për Shqipërinë turistike, për Shqipërinë e të nesërmes, një vend që krijon besim, një vend që me rezultatet e arritura deri tani, shfaq një potencial të jashtëzakonshëm. E fundit qe kam, është modeli i ri i zhvillimit për nga aspekti i qëndrueshmërisë, në raport me mjedisin që sjell ky investim.

Pak është folur për gjithë transformimin e vijës bregdetare që sot është një vijë e stërndotur nga shumë dekada e nga shumë kohë hedhjesh të mbetjeve të anijeve ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë, ndërkohë që investimi do të transformojë tërësisht të  gjithë parametrat mjedisorë të një zone, e cila është një nga zonat më të ndotura dhe ndotëse, në zemër të qytetit më të madh turistik të vendit, ashtu sikundër investimi do të sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë, për eficensën energjetike, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit dhe njëkohësisht për të garantuar energji të lirë për ata që do të shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të tyre, të apartamenteve kur bëhet fjalë për apartamentet, por edhe për koston, shpenzimet e gjithë hotelerisë dhe të gjitha shpenzimet dhe ky është një investim që në radhë të parë do ta gëzojnë  shqiptarët, jo vetëm thjesht për impaktin që do të ketë, por edhe për vetë atë që do të ofrojë brenda për brenda sepse janë shqiptarët qartësisht më të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj zemre të re të qytetit të Durrësit, janë shqiptarët që do të përfitojnë nga ky investim, duke pasur më shumë në dispozicion dhe janë shqiptarët që pa dyshim do të krenohen nesër më shumë se gjithë të tjerët për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit që ngulet në gjithë unazën mesdhetare. Dua ta falënderoj të gjithë skuadrën tonë e cila ka qenë fantastike, në një punë jo të lehtë. Me një kompani luan në botën ekonomisë globale dhe me një sipërmarrës si miku ynë Mohamed Alabar që njihet botërisht për çka ka bërë, për eksperiencën dhe që ka kapacitete të angazhojë skuadra juristesh nga  më të mirët, pa diskutim në botë dhe në Shqipëri. Dhe skuadra jonë ka qëndruar me shumë vendosmëri për të arritur një kontratë, e cila është një kontratë e drejtë dhe në të cilën për herë të parë shteti shqiptar është ortak i drejtpërdrejtë, me 33% të aksioneve, pikërisht sepse procesi nuk ka asgjë nën rrogoz se po të kishte diçka nën rrogoz shteti nuk do të kishte dot mundësinë të merrte 33 % të aksioneve dhe kjo është një tjetër arsye për të qenë shumë krenar për këtë. Dhe duke qenë se përvese të tjerash unë jam dhe deputet i Durrësit, jam i lumtur që së bashku me Anin kryetaren e bashkisë të mbështesim me të gjithë forcën këtë projekt dhe e shoh me gëzim ditën kur Ani, unë, Belinda, të gjithë ne do të shikojmë këtë ëndërr të kthyer në realitet dhe do të mund t’u themi fëmijëve tanë se ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt që do të jetë siç e thashë një lokomotivë e re zhvillimi ekonomik dhe social për Shqipërinë, por që mbi të gjitha do ti jap Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Porti Turistik i Durrësit, nënshkruhet marrëveshja e zhvillimit! Alabbar: Shqipëria vigjilente për projektin si asnjë vend tjetër! Rama: Shteti s’ka asgjë nën rrogoz


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg