Porti i Durrësit, Rama: 'Rublaxhinjtë' akuza kompanisë prestigjioze për pazarllëqe si të Gërdecit! Ne bëmë shtetin 33% ortak, ata do t'i kishin kërkuar për vete

Kompania që do të ndërtojë Portin e Durrësit është një ndër më prestigjiozet në Lindjen e Mesme. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, në vijim të reagimeve të tij, kundrejt akuzave të opozitës për projektin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, ndërsa shton se kjo është një mundësi e paçmuar që të angazhojmë këtë kompani si partnere të shtetit në Durrës.

’Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës! Eaglegill.com.’- thekson Rama.

Kryeministri Rama, sërish thekon se ky është investimi më i madh i huaj në rajon që do të transformojë Durrësin, ndërsa shton se kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh. Si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit, nënvizon me tëj Rama, duke akuzuar opozitën.

'Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha! Investimi më i madh i huaj në rajon, që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula, ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh! Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!'- shkruan Rama.

Rama thotë me tej se shtetit shqiptar është ortak me 33% në një investim të huaj dhe që më parë nuk ka qenë kurrë. Sipas Ramës, teksa shigjeton opozitën, shton se nuk i kanë rënë shkurt, sikurse do të kishin bërë përbaltësit që e kishin zakon të thoshin ‘gjys për gjys’.

‘Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!’- nënvizon më tej krue i qeverisë.

Seancën e radhës parlamentare, kur edhe do të diskutohet projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Rama tha se mezi po e pret.

‘Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!’- shkruan Rama.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/11/2022 14:13

    Kompani prestigjioze erboruse o Edvin shkjau shqipfolës….!!!

    Përgjigju
  • Joli: 20/11/2022 17:42

    Vazhdo Edi jeni ne rrugen e duhur mos u merr keto te PD-se,te mjeret se dine as ca flasin

    Përgjigju
  • Juli: 20/11/2022 17:41

    Mos ja vini re ketyre kryeminister se ato sdo na lene najher te ecim perpara

    Përgjigju
  • Iris: 20/11/2022 01:05

    Qe opozita eshte merzitur se nuk ka pjese,kjo kuptohet,por ama dhe shpejtesia per t'a miratuar ne kuvend dhe nervozizmi i Rames, le vend per dyshime e spekullime.Vendet e L.Mesme menyrat si bejne biznes nuk i kane gjithemone te pastra,mjafton te shikoni se si Katari //fitoi// te drejten per zhvillimin e Kupes se Botes,por s.d.q kesaj radhe pas presionit te vazhdueshem,Rama tregoi per here te pare se shteti paska pjese me 33 %,gje qe nuk eshte pak,por dhe kenaqshem nuk eshte.Le te shpresojme qe nen presionin e duhur,do te jape me shume info.Nuk duhet lejuar me, qe te behen marreveshje si ajo per detin qe beri Berisha dhe qe u morr vesh vetem kur i rane kambanave patriotet e vertete,apo ajo per gazesjellesin,ku ne nuk fitonim asgje.Kjo marreveshje eshte per tjeter gje,por populli kerkon sqarim,politikanet duhet te hapin letrat,jo t'ua nxjerrim me cengela.Duhet te mbahen perpara nje pergjegjesie ligjore e morale keta politikane per cdo firme qe vene e cdo marreveshje qe bejne,nese duan vota prape.

    Përgjigju
  • Jola: 19/11/2022 15:23

    Fol me argumenta se je burre shteti, s'je te kafja e lagjes duke bere thashetheme. Si nuk fole njehere si politikan, cfare dreq injoranti paske qene!

    Përgjigju
  • Llambro: 19/11/2022 14:23

    Ndryshimi ka ardhur vetem nga ju ku e keni bere vendin sa me te zhvilluar dhe keni krijuar lidhje sa me te forta me shtetet e tjera

    Përgjigju
  • Beni: 19/11/2022 10:58

    Eshte merzitur saliu se nuk ka kapur lek djali i vet

    Përgjigju
  • Goni: 19/11/2022 10:55

    Ky port i ri do e ndryshoje per mire Durresin

    Përgjigju
  • Vladimir: 19/11/2022 10:54

    Nuk di ne se mund te koregjohet kjo kontrate. Mendoj se 33% le shteg per shume abuzime dhe eshte shume fluid. Fitimin dhe humbjen e ndan privati. Nuk di se çfare do te merret realisht. Ne traditen e ndertimit nga privatet te ketyre 30 viteve, normalisht pronari i tokes, pa vene doren ne xhep ka marre fizikisht 30% te objektit te ndertuar mbi pronen e tij. Do ta quaja me me vend nje marreveshje te tille, pavaresisht se trualli aty eshte nje supertruall.Flm.

    Përgjigju
  • Elti: 19/11/2022 10:54

    Shteti yne eshte zhvilluar shume fale jush

    Përgjigju
  • Olti: 19/11/2022 10:52

    Vetem ju i keni bere vendit tone

    Përgjigju
    • Aaaaaa: 20/11/2022 19:39

      Je me mi miri i te keqinjve kur ska alternativ tjeter ...

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030