'Portretizimi i Shtatzënisë', ekspozita e pikturave që nga vitet 1600 e deri tek Beyonce e ditëve të sotme

'Portretizimi i Shtatzënisë', ekspozita e pikturave që nga vitet 1600 e deri tek Beyonce e ditëve të sotme

Beyonce gjatë shtatzënisë

Ndër shekuj, portretet e grave shtatzëna zbulojnë një ‘ankth’ të vazhdueshëm për trupin e femrës. Që nga fundi i viteve 1600 e deri në shekullin e 20-të e më vonë, pozicioni më i përdorur ishte të fshihnin çdo ‘shenjë’ që prisnin një fëmijë.

CNN ka sjellë "Portretizimi i Shtatzënisë", ekspozita e parë e madhe që eksploron përfaqësimet e trupit të gruas shtatzënë përmes portreteve, ofron një shembull të mrekullueshëm.

Portreti i plotë i Joshua Reynold 1770-1772 i Zonjës John Parker, ku ajo shfaqet me një mantel, të rregulluar në mënyrë inteligjente për të fshehur trupin e saj.

Në një pikturë të shekullit të 15-të në kishën Shën Gjon Pagëzori në Devon, Maria dhe kushërira e saj Elizabeta fshehin shtatzaninë, në një periudhë ku ajo ishte shpërndarja e vetëm e Zotit dhe modeli ideal për vendin ishte një grua e virgjër.

 Mary Beale me bashkëshortin Charles dhe djalin Bartholomew

Nga fundi i shekullit të 17-të e deri në fillim të shekullit të 20-të, puna e artistëve si piktori amerikan Alice Neel në vitet 1960, tek imazhi i atëhershëm polarizues i Annie Leibovitz i Demi Moore nga kopertina e “Vanity Fair” në vitin 1991.

"Trupi i dukshëm shtatzënë tregon se një grua është aktive seksualisht dhe kjo është jashtëzakonisht problematike. Kur ligjërova për këtë temë 20 vite më parë, dëgjuesit ishin dukshëm të pakëndshëm. Kur burrat shkruanin për portretet e shtatzënisë, ata përdorën një eufemizëm”, tha kuratori dhe historiani i kulturës Karen Hearn.

Pikturë nga James Gillray

"Unë kam tre zemra" të Beyoncé nga Awol Erizku, ku titulli i referohet shtatëzënisë së saj me binjakët, Rumi dhe Sir, të lindur në qershor të vitit 2017.

Erizku është një artiste e njohur për rimagjinimin e veprave të artit kanonik me njerëzit me ngjyrë në qendër të tyre, dhe ai e përshkruan Beyoncën si Madonën, vellon e saj blu që të kujton Marinë e Rilindjes.

Por fuqia e saj e nënës është erotike, pasi Beyonce është gjysmë e zhveshur dhe me të brendshme të tejdukshme.

Fotografia ruan me qëllim kontradiktat që mund të shihen në 500 vjet të portreteve të shtatzënisë: qenie e virgjër, nënë, e krishterë, seksuale.

Hearn vë në dukje shqetësimin në shprehjen e fytyrës së Beyoncé.

Ajo kishte pasur aborte para kësaj, gjithmonë ka pasur frikë për trupin femëror dhunën dhe sensualitetin e saj dhe e gjithë kjo është bërë e dukshme në këtë fotografi.

Përgjatë shekujve, kjo është ajo që i bën të ngarkuara imazhet e grave shtatzëna.

Siç e thotë Hearn, portreti i shtatzënisë është hapësira "ku ndërpriten vdekja dhe jeta".

Beyonce realizuar nga Awol Erizku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë