Portugali, qindra kilogramë
kokainë e fshehur në Ananas

Portugali, qindra kilogramë<br />kokainë e fshehur në Ananas<br>
Policia portugeze së bashku me atë spanjolle kanë bërë të mundur sekuestrimin  e qindra kilogramëve kokainë e cila po trafikohej nëpërmjet frutave të ananasit. Mësohet se ngarkesa e drogës po vinte nga Amerika e Jugut.

Autoritetet vendase kanë sekuestruar 745 kilogramë kokainë si dhe kanë arrestuar nëntë pjesëtarë të grupit të trafikantëve. Deri në këto moment nga raportimet e mendiave ndërkombëtare, bëhet e ditur se hetimi mbi grupin kriminal kishte nisur që në prill të vitit 2017  dhe për shkak të këtij hetimi është bërë edhe kontrolli nga i cili  u sekuestrua sasia e kokainës.

Autoritetet portugeze bënë të ditur se rrjeti i trafikimit të drogës është i drejtuar nga kolumbianët të cilët kanë sjellë vazhdimisht sasi të mëdha kokaine në Europë dhe u desh kohë për goditjen e tyre, pasi duhej të zbulohej mënyra se si ky grup vepronte për të trafikuar drogën.

Në vitin 2017 policia spanjolle zbuloi rreth 400 kilogramë kokainë në Madrid dhe Barcelonë, ndërkohë që një nga pistat kryesore të hetimit të ndjekura ishte një kompani importi që sillte fruta nga Panamaja në Portugali.

Kjo nuk është hera e parë që trafikantët e drogës përdorin këtë metodë për të trafikuar drogë. Në 2016 një sasi e madhe droge u kap duke u tentuar të trafikohej nëpërmjet kastravecëve. Më herët për trafikimin e kokainës janë përdorur edhe bananet dhe karotat false.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore