PORTUGALI - Presidenti portugez Anibal Cavaco Silva ka hedhur poshtë kërkesat e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme në vend. "Qeveria e tanishme ka të gjithë pushtetin për të ushtruar funksionet e saj,"-  tha ai në një fjalim televiziv.

Ai u kërkoi gjithashtu të gjitha partive kryesore të arrijnë një kompromis në parandalimin që Portugalia të mos ketë nevojë për një marrje hua të dytë nga ndërkombëtarët pas pakos së shpëtimit të 2011-s.

Koalicioni në pushtet është nën presion të madh për të arritur objektiva të vështira shtrënguese për shpëtimin e vendit nga kollapsi. Portugalia u zhyt në një krizë politike, kur Ministri i Financës dhe ai i Jashtëm dhanë dorëheqjen javën e kaluar.

Ministri i Financave i Portugalisë,Vitor Gaspar ka thënë se dështimi për të arritur objektivat e deficitit publik kishin minuar besueshmërinë e tij. Masat shtrënguese kanë bërë që Portugalia të jetë në recesion gjatë dy viteve të fundit, duke zemëruar sindikatat dhe partitë e krahut të majtë dhe duke shkaktuar një valë protestash në vend.

Pas dy viteve të recesionit, papunësia qëndron në rreth 17.5%, me mijëra veta me arsim të lartë që kërkojnë punë jashtë vendit. Analistët thonë se ekonomia pritet të tkurret me 2.3% këtë vit.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)