Portugali, zjarret pushtojnë vendin
angazhohen 2,000 zjarrfikës

Portugali, zjarret pushtojnë vendin<br />angazhohen 2,000 zjarrfikës
Temperaturat e larta kanë sjellë probleme të mëdha për sa i përket zjarreve në Portugali, ku gjatë mbrëmjes së djeshme, pas më shumë se dy javësh qetësi, u rishfaqën vatra të reja zjarri.

Më shumë se 2 mijë forca zjarrfikës janë mobilizuar ndërkohë që autoritetet kanë dhënë alarmin se situata paraqet rrezik.

Rreth 1.600 forca zjarrfikëse të mbështetura nga 500 mjete që po përballen me 11 vatra zjarri jashtë kontrollit në qendër dhe në veri të vendit.

Gjithashtu janë mobilizuar edhe 800 forca ushtrie për të shuar 38 vatra të tjera që po mbahen nën kontroll.

Vatra më e madhe e zjarrit që shtrihet në afërsi të qytetit Abrantes (qendër), në rajonin Santarém po mbahen kryesisht nën kontroll”, deklaroi për median kryetarja e bashkisë Maria do Ceu Albuquerque.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë