Portugali-Holandë finalja e Ligës së Kombeve, mposhtet Anglia

Portugali-Holandë finalja e Ligës së Kombeve, mposhtet Anglia

Portugali-Holandë është finalja e Ligës së Kombeve. Tulipanët kanë siguruar finalen mbrëmjen e djeshme duke mposhtur 3-1 pas kohëve shtesë Anglinë në një gjysmëfinale që dhuroi spektakël dhe emocione. Në minutën e 32-të Marcus Rashford transformoi në gol një penallti të fituar po vetë dhe të shkaktuar nga De Ligt.

Qendërmbrojtësi holandez shlyen gabimin e bërë në minutën e 73-të pasi barazon me kokë nga një goditje këndi. Më pas deri në minutën e 90-të ndodh gjithçka me raste, gol të anuluar me VAR dhe një traverse të Sterling. Në kohët shtesë “tre luanët” e falin ndeshjen pasi dy gabime të lojtarëve anglez shfrytëzohen nga Holanda që siguron finalen.

Në të 97-tën u shënua goli i dytë për Holandën pasi Walker e dërgoi topin në portën e tij dhe Promes mbylli llogaritë në minutën e 114-të sërish pas një gabimi të anglezëve. Anglia do luajë me Zvicrën në finalen e vogël të dielën në orën 15:00 ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kombeve do luhet në Porto të dielën në orën 20:45 mes Portugalisë e Holandës./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja