Victoria Beckham ka shkëlqyer në New York Fashion Week Show, dhe bashkëshorti i saj David Beckham i entuziasmuar e ka nxjerrë për darkë. Cifti Beckham është fotografuar sëbashku me vajzën e tyre të vogël Harper, teksa dilnin nga një restorant në New York. Si gjithmonë e veshur shik me të zeza, Viktoria nuk i shpëtoi edhe këtë herë vëmendjes së paparëcëve.
Por edhe David me Harper nuk qëndronin mbrapa. Futbollisti kishte veshur një kostum të zi, ndërsa vogëlushja një fustan bardh e zi.
Duket qartë që David Beckham ka kaluar orë të këndshme pranë vajzave e tij të preferuara.