‘Poshtë diktatura’, mijëra qyetarë protestojnë në Kubë kundër regjimit komunist

‘Poshtë diktatura’, mijëra qyetarë protestojnë në Kubë kundër regjimit komunist

Pamje nga protesta

Në Kubë mijëra qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër qeverisë komuniste në vend. Me parullën ‘poshtë diktatura’ dhe me thirrjet ‘liri’ fillimisht protestat nisën në mënyrë spontane në disa qytete, por më pas me mijëra të tjerë u mblodhën në të gjithë vendin.

Kuba po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit. Për mediat e huaja protestuesit janë shprehur se janë mërzitur për shkak të kolapsit të ekonomisë, mungesës së ushqimit e ilaçeve, rritjes së çmimeve, por edhe me mënyrën sesi qeveria po trajton pandeminë COVID-19. Ndërsa shprehen se nuk kanë lirinë e nevojshme, të tjerë theksojnë se duan ndryshim dhe jo më diktaturë në vendin e tyre.

"Nuk ka ushqim, ilaçe, nuk ka liri. Ata nuk na lënë të jetojmë", tha një protestues.

"Ne nuk kemi frikë. Ne duam ndryshim, nuk duam më diktaturë," u shpreh një protestues tjetër.

Mirëpo turmat nuk janë pritur mirë nga qeveria. Presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel  iu bëri thirrje forcave të sigurisë që t’i ‘luftojnë’ potestuesit.

U bëjmë thirrje revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugë atje ku po ndodhin këto provokime dhe të përballen me to në mënyrë decizive dhe kurajoze”, u shpreh presidenti.

Forcat e sigurisë pas kësaj thirrjeje kanë arrestuar dhjetëra protestues dhe janë përballur me to fizikisht. Madje është përdorue edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Ndër të tjera edhe një fotograf është dëmtuar gjatë mbulimit të protestës pasi është përplasur fizikisht me forcat e sigurisë.

Fotografi i dëmtuar

Në përgjigje të trazirave, Presidenti Miguel Díaz-Canel në një dalje televizive fajësoi SHBA-në. Ai i quajti sanksionet e saj të rrepta ndaj Kubës. Sipas rij, protestuesit ishin mecenarë të punësuar nga SHBA për të destabilizuar vendin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i SHBA, ku presidenti Joe Biden u shpre se populli Kuban po mbron të drejtat e tij. Një reagim ka pature edhe nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA i cili shkroi se SHBA mbështet lirinë e shprehjes dhe do të dënojnë me forcë çdo rast dhune ndaj protestueve. Ndërsa, diplomatja e lartë për Amerikën Latine, Julie Chung reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se janë të shqetësuar për trazirat.

"Populli Kuban po preteston me guxim për të drejtat themelore dhe universale," tha Joe Biden në një deklaratë.

SHBA mbështet lirinë e shprehjes dhe protestat në të gjithë Kubën dhe do të dënojë me forcë çdo rast dhune ndaj protestuesve paqësorë që po ushtrojnë të drejtat e tyre universale“, shkruan Jake Sullivan.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga ‘thirrjet për të luftuar’ në Kubë”, shkruan Julie Chung.

Protestat anti-qeveritare filluan me një demonstratë në qytetin e San Antonio de los Baños, në jug-perëndim të Havana, por shpejt u përhapën në të gjithë vendin. Shumë prej tyre u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetet sociale, ku shiheshin marshues duke bërë thirrje për ndryshim me parrulla kundër qeverisë dhe presidentit.

Nga postimet në mediat sociale shiheshin njerëz që përmbysnin makinat e policisë dhe plaçkitnin disa dyqane të shtetit. Për shumë kubanë, këto dyqane janë të vetmet ku mund të blihen gjërat e domosdoshme, por çmimet janë të larta.

Pamje nga protesta

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë