Qeveria italiane "ka hapur zjarr" me të gjitha municionet e saj kundër koronavirusit përmes injektimit të 55 miliardë eurove në ekonomi me synim rimëkëmbjen e saj dhe zbutjen e efekteve sociale të krizës shëndetësore
Dekreti financiar për të mbështetur fazën e dytë, atë të rihapjes së vendit, mbyllur për shkak të pandemisë nga koronavirusi me 25.6 miliardë euro, do të vihen në shërbim menjëherë në mbështetje të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe në mbështetje të punëtorëve, siç edhe tha kryeministri Italian Giuseppe Conte
"Ka njerëz - tha Conte - të cilët janë të papunë dhe pa të ardhura, tregtarë që rrezikojnë të falimentojnë, sipërmarrës me një pasiguri absolute për të ardhmen: një thirrje alarmi që nuk na i ka shpëtuar qeverisë italiane.
Qeveria ka projektuar mbështetje prej rreth 10 miliardë euro për punëtorët e pushuar nga puna, më shumë se 4 miliardë euro llogaritet ulja e taksave për të gjitha bizneset deri në 250 milion euro në qarkullim, mbi 4 miliardë për bonusin autonom dhe familjet 500 milion për punëtorët dhe kujdestarët, 6 miliardë do shkojnë për kompensim për kompanitë që faturojnë nga zero deri në 5 milion euro dhe që kanë pasur një rënie në qarkullim prej 33%.
Kryeministri italian tha gjithashtu se do ketë një ndërhyrje të konsiderueshme për sistemin shëndetësorë, e barabartë me 3 miliardë e 250 milionë euro. Nga fondet e përcaktuara nga dekreti, 240 milion do të shkojnë për punësime të reja në kujdesin shëndetësor dhe 190 milion do të përdoren për stimuj për mjekët.
Dekreti parashikon 1.4 miliardë për punën kërkimore në universitet dhe punësimin e 4000 studiuesve të rinj.
Një miliard dhe 450 milion në dy vjet do të ndahen për sistemin arsimor për të planifikuar një kthim të sigurt në shtator në shkolla.
Për kryeministrin Conte, mbështetja financiare për rindërtimin dhe bizneset do të derivojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike të vendit, i goditur ndoshta më keq nga të gjitha vendet europaine nga infeksioni i koronavirusit, me më shumë se 31 mijë viktima dhe dëme të pallogaritshme financiare
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56