Post marrëveshja, fushata, ja 22
premtimet e bombastike të PD  

Post marrëveshja, fushata, ja 22<br />premtimet e bombastike të PD  
Marrëveshja e famshme mesnatën e së mërkurës, pas tre muaj ngujim para Kryeministrisë, e ka zënë deri diku në befasi Partinë Demokratike sa i takon përgatitjeve për fushatën elektorale, për llogari të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në këto kushte, kur na ndajnë vetëm 36 ditë nga data e zgjedhjeve, drejtuesit e opozitës po lëvizin me shpejtësi për finalizimin e një oferte për shqiptarët. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur dje krerët e degëve të PD, teksa u ka kërkuar të mobilizimin e strukturave për fushatën elektorale. Nuk ka dyshim se pika më e fortë e fushatës do të jetë programi. Por, për shkak të aksionit të mundimshëm politik, ndoshta edhe të shpresave të pakta për një fitore të mundshme, Partia Demokratike nuk ka një program të mirëfilltë politik. Megjithatë, gjatë javëve të fundit, Lulzim Basha ka artikuluar disa premtime elektorale, të cilat pritet të reflektohen në ofertën e Partisë Demokratike për shqiptarët.

Shqiptarja.com rendit premtimet kryesore të Partisë Demokratike, me të cilat do t’u kërkojë shqiptarëve votën për t’i qeverisur.

Taksat  
Partia Demokratike premton rrëzimin e taksimit progresiv dhe rikthimin e taksësh së sheshtë në nivelin 9 për qind. Me anë të rikthimit të taksës së sheshtë, PD pretendon se do të stimulojë rritjen e investimeve të huaja dhe të injektojë 1 miliard euro në ekonomi. Po ashtu, Partia Demokratike premton një taksë tavan për biznesin e vogël. Sipas PD, biznesi i vogël nuk do të paguajë më shumë se sa 1.5 për qind të xhiros vjetore, ndërsa parashikon evitimin e taksidarëve gjatë vitit. Gjithashtu, për të zbutur nivelin e varfërisë, Partia Demokratike premton rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike të rreth 40 mijë familjeve shqiptare në të gjithë vendin. Opozita premton se do t’u paguajë faturat e ujit dhe të energjisë elektrike të gjitha familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Për fëmijët
Partia Demokratike premton drekë falas në shkolla për të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç. Sipas platformës së PD, fëmijët do të rrinë në shkollë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pasi do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë. Gjithashtu, opozita premton se do të rindërtojë të gjitha shkollat në të gjithë vendit dhe rritjen e pagave për mësuesit. Megjithatë, ende nuk kemi një sqarim ekspertët e opozitës për kostot e zbatimit të këtyre perimeve si dhe për mundësitë e përballimit të tyre nga buxheti i shtetit.

Fermerët dhe pronarët
Partia Demokratike, në këmbim të votës së shumicës shqiptarëve për të qeverisur vendin, premton akordimin e 100 milionë eurove në vit për çdo familje fermerë, në bazë të prodhimit, në bazë të tokës që punojnë dhe krerëve që mbarështojnë. Po ashtu, PD thotë se do të hedhë 50 milionë euro të tjera në vit për rrugë, vaditje, kullim dhe tregje. Ish-pronarëve PD u premton kthimin apo kompensimin e pronave sipas vlerës së tregut, duke hedhur poshtë skemën e qeverisë aktuale.
 
Premtimi
Partia Demokratike premton rikthimin në skemën e ndihmës ekonomike të rreth 40 mijë familjeve shqiptare në të gjithë vendin. Opozita premton se do t’u paguajë faturat e ujit dhe të energjisë elektrike të gjitha familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
  
Premtimet kryesore të opozitës
  1. Taksë e sheshtë 9 %, heqjen e taksimit progresiv.
  2. Taksë jo më shumë se 1.5 % e xhiros vjetore për biznesin e vogël.
  3. Rikthim të 40 mijë familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
  4. Familjet që marrin ndihmë ekonomike shteti do t’u paguajë faturat e energjisë elektrike dhe të ujit.
  5. Ndërhyrje për rindërtimin e të gjithë shkollave në vend.
  6. Drekë falas në shkolla për fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç.
  7. Fëmijët do të rrinë në shkollë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pasi do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë.
  8. Rritjen e pagave për mësuesit.
  9. Pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj.
  10. Uljen e tarifave të studimit për studentët.
  11. Anulim të ligjit për arsimin e lartë.
  12. Stazhe të paguara për studentët me 200 mijë lekë në muaj.
  13. 100 milionë euro në vit për çdo familje fermerë, në bazë të prodhimit.
  14. 50 milionë euro në vit për rrugë, vaditje, kullim dhe tregje.
  15. Kthimin e pronave dhe kompensimin sipas vlerës së tregut.
  16. Mundësimin e kushteve për votimin e emigrantëve.
  17. Ulja e çmimit të naftës.
  18. Ulja e çmimit të energjisë.
  19. Ulja e TVSH-së.
  20. Rritja e pagave të administratës me 50%.
  21. Rritja e investimeve në infrastrukturë me 100 milionë euro më shumë.
  22. Rritje të shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë, 150 milionë euro në vit.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale