Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times SquareSHBA, ku në një prej ekranëve gjigandë të sheshit të famshëm amerikan shfaqet video-ftesa e Samitit të IV-të të Diasporës shqiptare, që pritet të zhvillohet nesër.

Postimi i plotë i Ferit Hoxhës:

Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo — në çdo cep të botës

Por mbase askund nuk ndriçojnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: TimesSquare

Samiti i IV-të i #Diasporës shqiptare merr jetë edhe atje ku rrahin ritmet globale, një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet gjithmonë i fortë.


Lajmi kryesor:

Nesër Diaspora mblidhet në Tiranë, kryeministri Rama ndan detaje: Fokusi te historitë e tyre të suksesit! Këto ditë marrim raportin e rëndësishëm nga BE