Postet në qeverinë e re, Rama do
të mbledhë aleatët javën e ardhshme

Postet në qeverinë e re, Rama do<br />të mbledhë aleatët javën e ardhshme
TIRANE - Kryeministri i zgjedhur, njëherësh dhe kreu i koalicionit të majtë tashmë në qeverisje, Edi Rama pritet që javën e ardhshme të fillojë takimet me krerët e partive aleate, në kuadër të ndarjes së posteve dhe marrjes së përgjegjësive bashkëqeverisëse. Burimet brenda selisë rozë bëjnë me dije se takimet do jenë veç e veç dhe secili prej krerëve të partive aleate do paraqesë dhe diskutojë në mënyrë të detajuar për kërkesat e tyre, që konsistojnë në poste zv.ministri, drejtorësh drejtorish dhe prefektë në qarqet kryesore të vendit.

Mësohet se kreu i PS, Edi Rama njëherësh dhe kryeministër i zgjedhur për të drejtuar vendin në këtë mandat katër vjeçar i ka marrë kërkesat për secilën nga partitë aleate, dhe e ka konsoliduar qëndrimin dhe ndarjen e pjesë së qeverisjes me secilin prej tyre. Por procesi nuk do vijojë sipas mënyrës tradicionale, pra që aleatët propozojnë emrin dhe kandidati për kryeministër i miraton, por do zhvillohet ndryshe.

Sipas formimit të kandidaturave që sjellin partitë e koalicionit qeverisës, do vendoset profili i zëvendësministrit, drejtorëve të drejtorive apo prefektit. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, aktualisht ka në tryezën e punës së tij me dhjetëra jetëshkrime të ardhura nga aleatët e koalicionit të majtë të cilët presin që duke nisur nga kjo javë të marrin pozicione drejtuese në qeverinë e re.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë