TIRANË – Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen. Takimi mes tyre është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit që ambasada daneze do të mundësojë mes institucionene homologe të Avokatit të Popullit, për forcimin e kapaciteteve.
“Me ambasadorin Jensen u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve homologe. Danimarka është e angazhuar për forcimin e kapaciteteve të institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri”, është shprehur Totozani.
Po sot, Avokati i Popullit Igli Totozani, takon kryeministrin Berisha. Takimi do të zhvillohet në zyrën e kreut të qeverisë rreth orës 14 00 dhe është i pari që pas miratimit të Totozanit nga Kuvendi, me propozimin e socialistëve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com